Një 26-vjeçare e cila është transformuar tërësisht pasi arriti të humbasë 38 kg, ka zgjedhur të ndajë me publikun historinë e saj, duke thënë për mediat britanike se njerëzit kur e shohin nuk mund ta besojnë se është në të vërtetë ajo.
Kjo rokadë e vërtetë në jetën e saj, për Caoimhe Whyte nisi pasi u sëmur dhe kuptoi se mbipesha po e dëmtonte mendërisht dhe fizikisht, ndërsa në disa raste i ishte bllokuar frymëmarrja teksa luante me të birin.
Pas këtyre episodeve e reja hoqi dorë nga McDonald’s, qebapët dhe sanduiçët dhe po ashtu në shtator të vitit 2022 bëri një operacion gastrik në Turqi.
26-vjeçarja rishikoi dietën e saj, duke ngrënë 80 gram proteina në ditë, duke ulur sasinë e porcioneve dhe duke u siguruar që të pinte mjaftueshëm ujë, ndërsa ka hequr dorë nga rutina e saj e mëparshme ku konsumonte vezë, peshk, pulë dhe mish të kuq.
Tashmë që ndihet në formë dhe gëzon shëndetin e peshën që gjithmonë kishte ëndërruar Caoimhe ka treguar në TikTok transformimin e saj të pabesueshëm me foto para dhe pas rënies në peshë.
Një video, ku ajo tregon për qafën e saj para se të humbiste peshë ka marrë 249,500 shikime, duke lënë përdoruesit të habitur për ndryshimin e saj drastik..
“Djali im ishte një motivues masiv për mua. Doja të isha në gjendje të luaja me të jashtë, të notoja dhe të vrapoja pa mu marrë fryma ose pa u ndier në siklet. Doja një jetë më të mirë si për veten ashtu edhe për djalin tim”, tha nëna e re nga Irlanda që në gjendjen e saj më të vështirë peshonte 132 kg.
Post comments (0)