play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Një specie e rrallë maceje zbulohet në Everest

today31/01/2023

Background
share close

Një mace e egër e pakapshme është zbuluar nga shkencëtarët në malin Everest. Macet e Pallas, siç quhen, kanë krijuar shtëpinë e tyre në një nga majat më të larta në botë.

Kjo specie e rrallë, e përshtatur me kushtet e ftohta të Azisë, mund të mos jetë aq e famshme sa luani apo tigri, por është një kafshë tepër fotogjene me një personalitet dhe një pamje të veçantë. Është në madhësinë e një maceje të vogël të zbutur, me veshë të rrumbullakosur, një trup të fortë dhe një shprehje të përhershme të mërzitshme.

Një ekspeditë e Everestit për National Geographic rezultoi në zbulimin e ekzemplarëve të maceve të Pallas në dy vende të ndryshme në Parkun Kombëtar Sagarmatha të Nepalit. Këto mace malore janë një specie e rrezikuar, e egër, e gjetur fillimisht në stepat malore të Azisë Qendrore.

Për nga përmasat janë si macet shtëpiake normale, rreth 4.5 kg dhe bien në sy sepse kanë lesh të trashë për të ftohtin, këmbë të shkurtra dhe veshë të çuditshëm. Edhe shprehjet e tyre të fytyrës janë mbresëlënëse. Këto mace preferojnë të qëndrojnë në shkëmbinj ose në peme për të mos u vënë re, ndërsa ushqehen me brejtës të vegjël, lepuj dhe zogj.

Ekipi hulumtues publikoi gjetjet e tyre në revistën Cat News. “Është e mahnitshme të zbulosh prova të kësaj specie të rrallë dhe të jashtëzakonshme në krye të botës,” tha biologia Tracy Simon, një nga drejtuesit e ekspeditës në Shoqërinë e Ruajtjes së Kafshëve të Egra.

Një analizë e ADN-së e mostrave të maces konfirmoi praninë e saj dhe tregoi se ata ndoshta kishin darkuar me nuselalë dhe pika (një gjitar i vogël). “Zbulimi i maces Pallas në Everest ndriçon biodiversitetin e pasur të këtij ekosistemi të largët të lartë alpin dhe shtrin gamën e njohur të kësaj specie në Nepalin lindor,” tha ajo.

Studiuesit do të donin të kuptonin më mirë madhësinë e popullsisë, gamën dhe dietën e maceve në Everest, kështu që puna e ardhshme mund të përfshijë vendosjen e kamerave ose mbledhjen e më shumë mostrave. “Macet Pallas” tërheqin vëmendjen për shkak të pamjes së tyre. “Shpresojmë që konfirmimi i kësaj specie të re karizmatike do të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin për diversitetin e specieve në këtë sit ikonik të Trashëgimisë Botërore”, thonë shkencëtarët.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%