10 vite nga nisja e Procesit të Berlinit/ Nënshkruhet sot marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor
U mbajt sot Samiti i Berlinit, ku kancelari Olaf Scholz priti liderët e Ballkanit Perëndimor. Në përfundim të Samitit u nënshkruan deklaratave në kuadër të Procesit të Berlinit për Tregun e Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe për pranim e studim në Arsimin e Lartë. Nënshkrimi vjen në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, ndërsa pjesë e takimit ishte edhe kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.