play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Month: October 2024

123 Results / Page 6 of 14

Background

Politikë

Votimi elektronik| PS pranon propozimin e KQZ, por kërkon plus qarkun e Tiranës

Mazhoranca ka një përgjigjie zyrtare për KQZ sa i takon zhvillimin e votimit elektronik në zgjedhjet e 2025-ës. Socialistët janë dakord me propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por kërkojnë që dy qarqeve (Elbasan e Durrës) t’u shtohet edhe Tirana. Argumenti i tyre është se Tirana si qarku më i madh në vend prodhon numër të konsiderueshëm mandatesh në listat shumëemërore të hapura. “Nisur nga ky fakt, fleta e votimit […]

today16/10/2024

Sport

Fundjava rikthen në fushë Superligën

Pushimet prej kombëtares kanë përfunduar për Superligën shqiptare. Skuadrat e elitës së futbollit tonë do të kthehen këtë fundjavë në aksion për llogarit të javës së 9-të. Takime që ulin edhe siparin e fazës së parë të kampionatit, që deri më tani ka dhuruar emocione të shumta. Pesë sfida që do të luhen të shpërndara në dy ditë. Të shtunën, do luhen tre përballje, mes të cilave edhe derbi i […]

today16/10/2024

Bota

Xhorxhia/ Rekord pjesëmarrjeje në zgjedhjet e hershme

Pjesëmarrje masive në procesin e votimit hershëm për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, që nisi të martën në Xhorxhia. Autoritetet vendase thanë një shifër rekord votuesish iu drejtuan kutive të votimit të martën mbi 251 mijë votues, gati dyfishi i 2020-ës. Këtë herë, votuesit nuk u përballën me vonesa dhe radhë të gjata si 4 vite më parë. Ky shtet numëron 8.2 milionë votues. Xhorxhia renditet mes shteteve të […]

today16/10/2024

Sport

Përformancë fantastike, Asllani përfshihet në formacionin e javës në Nations League

Kristjan Asllani i dhuroi 3 pikë Shqipërisë në ndeshjen e Nations League ndaj Gjeorgjisë, me atë gol vendimtar në Tbilisi. Përveç golit magjik, mesfushori ishte i  palodhur në fushë, duke ndihmuar skuadrën edhe në aspekte të tjera. Falë asaj përformance fantastike, 22-vjeçari është përfshirë në formacionin e javës në Nations League. Faqja e specializuar e statistikave whoscored.com ka vlerësuar paraqitjen e Asllanit me notën 8.63. Në formacionin e javës është […]

today16/10/2024

Politikë

Botohet në fletoren zyrtare vendimi për rritjen e trajtimit financiar për 6000 efektivë të FA

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 175/2024 pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. Ky vendim do t’i shtrijë efektet financiare duke filluar nga 1 janari 2025 dhe fondet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë […]

today16/10/2024

High Tech Time

“Apple” i surprizoi të gjithë me prezantimin e pajisjes së fundit!

Ende pa kaluar një muaj që kur prezantoi iPhone-in më të fundit, "Apple" tashmë ka të gatshme një pajisje të re për ta nxjerrë në treg. Gjiganti amerikan zbuloi gjeneratën e 7-të të iPad Mini – përditësimi i parë i kësaj linje të produktit për më shumë se tre vite. Kjo pajisje 650 $ ka një ekran 8.3-inç dhe jetëgjatësia e baterisë është përmirësuar – duke i mundësuar përdoruesve që […]

today16/10/2024

Club Goes To Hollywood

Britanikët “Coldplay” publikojnë albumin e 10-të!

Coldplay ka realizuar një album të ri – “Moon Music”. Pas albumit “Music of the Spheres”, të cilin e publikuan në vitin 2021 dhe një turneu të suksesshëm global, grupi publikoi albumin e tyre të dhjetë. Ka dhjetë këngë në të, dhe zhanri i albumit është si ato të mëparshmet, një kombinim i ‘rock’-ut alternativ dhe ‘pop’-it. Këngët e albumit janë: Moon Music Feels Like I’m Falling in Love We […]

today16/10/2024

Show Biz

“The Eras Tour”, Taylor Swift njofton botimin e librit të saj të parë

Taylor Swift ka njoftuar përmes një postimi në Instagram publikimin e një libri për “The Eras Tour”. Libri “Taylor Swift: Eras Tour” do të dalë më 29 nëntor dhe do të shfaqë turneun që u zhvillua në pesë kontinente me mbi 100 koncerte. Libri i parë zyrtar i këngëtares me 256 faqe do të përmbajë më shumë se 500 foto nga prapaskenat e turneut, performancat e yllit të pop-it, si […]

today16/10/2024

Art & Kulturë

Ermonela Jaho nderohet me çmimin prestigjoz në Spanjë

Ermonela Jaho do të nderohet me çmimin “The Award for Best Foreign Artist” në operën “Gran Teatre del Liceu” gjatë një mbrëmje gala, që do të mbahet më 22 tetor, në Madrid të Spanjës. “Çmimi për Artisten më të Mirë të Huaj, për kontributin e saj të veçantë në lirikë në Spanjë, do ta marrë sopranoja Ermonela Jaho në “Gran Teatre del Liceu”, për interpretimin e rolit protagonist të operës […]

today16/10/2024