Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today22/10/2026
Studentët dhe qytetarët kanë vijuar protestat në Tiranë, duke zhvendosur vëmendjen këtë të enjte drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku është planifikuar zhvillimi i seancës plenare. Protestuesit kanë paralajmëruar mbledhjen para godinës së Parlamentit, në vijim të tubimeve të ditëve të fundit kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Protesta vjen pas disa ditësh mobilizimi të studentëve, nxënësve të shkollave të mesme dhe qytetarëve, të cilët kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar situatën në vend dhe për të kërkuar ndryshime politike e shoqërore.
Përveç problematikave që lidhen me cilësinë e arsimit, kostot e studimeve dhe kushtet në universitete, protesta është zgjeruar edhe me kërkesa për llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimeve të mëparshme, protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë. Lëvizjes i janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur mbështetje për studentët dhe kanë kundërshtuar përdorimin e dhunës gjatë protestave.
Në shenjë solidariteti me studentët, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka njoftuar bojkotimin e procesit mësimor në universitetet publike, duke filluar nga 21 tetori dhe deri në një njoftim të dytë.
Pedagogët kanë kërkuar ndalimin e dhunës ndaj protestuesve, hetim të pavarur dhe transparent për ngjarjet e regjistruara gjatë tubimeve, si dhe përgjegjësi për personat që kanë ushtruar ose urdhëruar përdorimin e forcës.
Protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje mes disa demonstruesve dhe policisë, ndërsa autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion në përpjekje për të shpërndarë turmën gjatë episodeve të dhunshme.
Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog, por protestuesit kanë vijuar mobilizimin e tyre, duke kërkuar përgjigje për shqetësimet e ngritura.
Mbajtja e protestës përpara Kuvendit, në të njëjtën ditë me seancën plenare, pritet të mbajë në fokus zhvillimet politike në vend, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim konkret institucional ndaj kërkesave të studentëve dhe qytetarëve.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)