play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Rama nga Budva: Shqipëria po bën hapa përpara, Merz: Protestat janë mesazh për zgjerimin e BE-së

today22/10/2026

Background
share close

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot, më 22 tetor, në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Miloçer, pranë Budvës, në Mal të Zi. Në fjalën e tij, Rama shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë takim dhe theksoi rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

“Jam i lumtur që ndodhem në Malin e Zi. Është i vetmi shtet, ku ndërsa flet, helikopterët kalojnë mbi kokën tënde. Ndihem mirë që jemi sërish këtu për Procesin e Berlinit”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar vlerësoi gjithashtu organizimin e samitit në Malin e Zi, duke nënvizuar kënaqësinë për të vijuar angazhimin me liderët dhe përfaqësuesit e tjerë të pranishëm.

Në samit ishte i pranishëm edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili komentoi protestat në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit. Sipas tij, këto zhvillime përbëjnë një mesazh të qartë për vazhdimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Ne jemi duke parë protestat që zhvillohen në Shqipëri dhe më gjerë. Janë një mesazh se zgjerimi i Bashkimit Europian duhet që të vazhdojë”, deklaroi Merz.

Kancelari gjerman theksoi gjithashtu se dhuna nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë zgjidhje për asnjë situatë.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian u mblodhën në Miloçer, pranë Budvës, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Takimi zhvillohet në një moment të rëndësishëm për perspektivën europiane të vendeve të rajonit. Në qendër të diskutimeve janë bashkëpunimi rajonal, forcimi i marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Procesi i Berlinit mbetet një platformë e rëndësishme për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe politik në rajon, si dhe për mbështetjen e rrugëtimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *