Punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas/ Balluku: Mbërrin makina e re për korrigjimin e shtrirjes së shinave
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka mbërritur në Shqipëri makineria moderne, e cila do t’i japë një hov më shumë punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas. Sipas Ballukut punimet për këtë linjë kanë hyrë në një fazë të re dhe se makineria që njihet me emrin “rrahëse”, është një makineri vetëlëvizëse e montuar në hekurudhë. Ajo përdoret për të shtypur çakëllin e […]