play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Month: November 2023

251 Results / Page 8 of 28

Background

Bota

Marrëveshja Izrael-Hamas, lirohen pengjet e para izraelite

Grupi i parë i pengjeve izraelitë, i përbërë nga gra dhe fëmijë është liruar tashmë si pjesë e marrëveshjes mes Hamasit dhe Izraelit dhe iu janë dorëzuar punonjësve të ndihmës nga Komiteti Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq, raporton Times of Israel. Ata po dërgohen në vendkalimin Rafah dhe më pas do të shkojnë në Egjipt. Sipas informacioneve, familjet e pengjeve kanë mbërritur në spitalet ku do të dërgohen tek të […]

today24/11/2023

Aktualitet

LAJM i FUNDIT/ Ndërron jetë aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

Aktori i shquar i humorit shqiptar, një nga emblemat e tij, i madhi Zef Deda, mësohet se ka ndërruar jetë sot. Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Ai ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës dhe ka lënë në teatrin dhe në komedinë shqiptare, gjurmë të forta. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një […]

today24/11/2023

Aktualitet

Rama ndan videon: Në Krujën e Skënderbeut do të hapet “Shtëpia e arbëreshëve”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga ajri të kryeqendrës arbërore të Krujës. Te kjo e fundit do të hapet “Shtëpia e arbëreshëve”, një muze me asete të çmuara kulturore. Në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan: Mirëmëngjes, dhe me imazhet e Shtëpisë së Arbëreshëve, që do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës, ju uroj një ditë të mbarë! Ndërkohë në […]

today24/11/2023

Interesante

VIDEO/ Pronari i kompanisë dërgon të gjithë 1200 punonjësit dhe familjet e tyre në Disneyland

Sipërmarrësi amerikan Ken Griffin i priti punonjësit e tij në një udhëtim në Disneyland për të festuar përvjetorin e kompanisë. Themeluesi i “Citadel LLC”, një fond mbrojtës shumëkombësh, ftoi 1200 punonjësit e tij dhe familjet e tyre për të shijuar Tokio Disneyland. Ai mbuloi të gjitha shpenzimet, udhëtimin, biletat e parkut tematik dhe siguroi sigurinë e fëmijëve të tyre. Përveç kësaj, 55-vjeçari Ken paguante punonjësit e tij për koncerte private […]

today24/11/2023

Sport

Dita e veçantë, trajneri Sylvinho: I nderuar për çmimin “Shqiponja e Artë”, faleminderit për certifikatën

Dita e djeshme ishte e veçantë për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho. Tekniku brazilian pranoi të pajisej me pasaportë shqiptare, ndërsa Kryeministri Edi Rama i dha çmimin “Shqiponja e Artë”. Sylvinho ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë.“Shumë i nderuar që mu akordua çmimi “Shqiponja e Artë” nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Normalisht, ky çmim u jepet shqiptarëve më të shquar në mbarë botën dhe […]

today23/11/2023

Bota

Mediat italiane: Kryebashkiaku i New York sërish në telashe, akuzohet për ngacmim seksual

Kryebashkiaku i New York, Eric Adams, akuzohet se për ngacmim seksual. Il Messanggero shkruan se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 1993, ndërsa raportohet se ka ngacmuar seksualisht një ish-kolege. Ankesa është bërë para afatit të skadimit të ligjit për të mbijetuarit e të rriturve. Për Adams, kjo akuzë është një tjetër goditje, pas polemikave mbi hetimin e FBI-së për korrupsion të dyshuar në fushatën e tij zgjedhore. […]

today23/11/2023

Bota

Ofendoi myslimanët, arrestohet ish-këshilltari i Barack Obamës

Ish-këshilltari i presidentit amerikan Barack Obama për siguri nacionale Stuard Seldowitz, është arrestuar pas publikimit të disa videove ku shihet duke përdorur gjuhën islamofobe dhe me plot urrejtje ndaj një punëtori të një lokali që shërbente ushqim të shpejtë në New York. Seldowitz u arrestua të mërkurën nën akuzat paraprake për nxitje të urrejtjes, përndjekje, ngacmim dhe pengim të kryerjes së detyrës, thuhet në raportin e policisë së New Yorkut. […]

today23/11/2023

Bota

Për herë të parë me bileta hyrëse në Venecia, prova për vizitorët do të zbatohet nga muaji prill

Venecia do të testojë aplikimin e një bilete për hyrjen e vizitorëve në kanalet e saj nga prilli i ardhshëm. Kjo do të jetë hera e parë që një masë e tillë zbatohet në mbarë botën, sipas kryebashkiakut të qytetit italian. Qëllimi është të menaxhohen flukset turistike gjatë festave publike dhe disa fundjavave të verës kur numri i vizitorëve arrin kulmin. “Është hera e parë në botë që do të […]

today23/11/2023

Politikë

Marrëveshja me Italinë, protokolli hyn në kalendarin e Parlamentit në muajin dhjetor

Kryetarët e grupeve parlamentare miratuan të enjten programin dhe kalendarin e punës së Parlamentit deri në fund të dhjetorit që përkon edhe me mbylljen e sezonit të vjeshtës. Qeveria ka dorëzuar para pak ditësh në zyrat e Kuvendit protokollin e firmosur në 6 nëntor në Itali mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni. Protokolli që vjen në formën e një bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë do të shqyrtohet […]

today23/11/2023