play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Month: November 2023

251 Results / Page 22 of 28

Background

Aktualitet

“Travel Off Path”: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë të turizmit

Nëse mendoni se Franca, Italia dhe Greqia regjistruan një rritje rekord në sektorin e turizmit në fakt do të befasoheni kur të mësoni se është Shqipëria. Kështu e nis artikullin faqja amerikane “Travel off Path” që thekson se numri turistëve në Shqipëri u rrit me 56% këtë vit krahasuar me vitin 2019. Shqipëria ka arritur të mposhtë destinacionet më të njohura evropiane si Kroacia, Franca, Greqia dhe Spanja. “Travel off […]

today08/11/2023

Interesante

PANAIRI I LIBRIT NË TIRANË HAP DYERT MË 15 NËNTOR

Në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë nga data 15-19 nëntor do të mbahet Panairi i 26-të i Librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me shumë interes. Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe […]

today08/11/2023

Sport

Lojtari më i mirë i sezonit, Myrto Uzuni shpërblehet me çmim në Spanjë

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni i mahniti te gjithë në sezonin e kaluar, teksa udhëhoqi Granadan drejt elitës. 25 golat në La Liga 2 dhanë efektin e vet dhe Uzuni tashmë është shpallur lojtari më i mirë i edicionit 2022/2023. “Shumë i emocionuar për të ndarë këtë arritje me të gjithë ju! Të emërohem lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë është një nder i madh për […]

today08/11/2023

Aktualitet

Rrebeshe shiu në Tiranë, Veliaj thirrje qytetarëve: Të evitojmë lëvizjet e panevojshme

Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, ndërkohë që  grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të bashkëpunojnë me punonjësit e emergjencave. “Kujdes të shtuar sot me valën e re të rrebeshit! Të gjitha skuadrat janë në terren […]

today08/11/2023

Interesante

Shqipëria në Panairin e Berlinit, ftesë e veçantë për panairin më të rëndësishëm në botë

Shqipëria dhe panairi kryesor i turizmit në botë shpallin bashkëpunim të ngushtë për ITB Berlin 2025. “Një skenë e madhe për një vend ambicioz: Shqipëria dhe ITB Berlin kanë shpallur bashkëpunimin e tyre të ngushtë për vitin 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar të Panairit të Berlinit. Vendi i Evropës Juglindore do të jetë vendi zyrtar i ftuar i ITB Berlin 2025, i cili do të zhvillohet nga data 4 deri më […]

today07/11/2023

Politikë

Marrja e refugjatëve| Rama: Financim nga Italia, s’presim asgjë në këmbim

Shqipëria nuk do të ketë asnjë detyrim financiar për refugjatët që do të marrë nga Italia, në pranverën e vitit të ardhshëm. Ndonëse ende marrëveshja me Italinë është ende e pa zbardhur, kryeministri Edi Rama e konfirmoi në një intervistë për “Corriere della Sera”.  Kreu i qeverisë shqiptare, ka shpjeguar se si do të funksionojnë dy qendrat që do ndërtohen në Shëngjin dhe Gajdër.  “Memorandumi i mirëkuptimit parashikon që në […]

today07/11/2023

Sport

E konfirmon Agim Ademi: Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të luhet me tifozë në “Fadil Vokrri”

Futbollistët e Kosovës dhe Izraelit do të shkelin në fushën e gjelbër të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 12 nëntor. Në përkrahje të tyre do të jenë edhe rreth 14 mijë tifozë, nëse shiten të gjitha biletat. Pra, ndeshja do të zhvillohet me praninë e tifozëve, vendim të cilin e konfirmoi për “REL” presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi. “Pas mbledhjes me UEFA-n, është marrë […]

today07/11/2023

Politikë

“400 milion euro do të ndahen për rritje pagash dhe mbështetje për Gardën”, Balla prezanton buxhetin për 2024

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla  ka prezantuar projektbuxhetit të Ministrisë së Brendshme për vitin 2024. Në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ai theksuar se është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë ministria e Brendshme. Sakaq, Balla ka njoftuar se në buxhetin e shtetit për 2024 janë planifikuar 400 milion euro që do të ndahen për rritje pagash dhe mbështetje të veçantë për Gardën. Fjala e plotë e Ballës: Kemi […]

today07/11/2023

Politikë

Reagime të ndryshme për marrëveshjen Itali-Shqipëri

Marrëveshja e nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni për hapjen e dy strukturave në Shqipëri për pritjen e emigrantëve të huaj ka shkaktuar reagime në shtetin përtej Adriatikut. Opozita e akuzon qeverinë Meloni për krijimin e një “Guantanamo italiane”. Riccardo Magi, kreu i partisë liberale italiane +Europa ka kundërshtuar përmes një postim në rrjetet sociale këtë marrëveshje. “Italia nuk mund të transportojë njerëz që […]

today07/11/2023