play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Marrja e refugjatëve| Rama: Financim nga Italia, s’presim asgjë në këmbim

today07/11/2023

Background
share close

Shqipëria nuk do të ketë asnjë detyrim financiar për refugjatët që do të marrë nga Italia, në pranverën e vitit të ardhshëm. Ndonëse ende marrëveshja me Italinë është ende e pa zbardhur, kryeministri Edi Rama e konfirmoi në një intervistë për “Corriere della Sera”.  Kreu i qeverisë shqiptare, ka shpjeguar se si do të funksionojnë dy qendrat që do ndërtohen në Shëngjin dhe Gajdër.

 “Memorandumi i mirëkuptimit parashikon që në portin e Shëngjinit, në veri të Shqipërisë, autoritetet italiane do të kryejnë identifikimin e azilkërkuesve. Më pas këta do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjadër për të pritur rezultatin e aplikimit të tyre. Shpenzimet do të përballohen nga Italia”.

Nga kjo marrëveshje Shqipëria nuk ka asnjë përfitim. Kryeministri Edi Rama e konsideron një gjest vëllazëror, duke mos kërkuar as ndihmë nga Roma zyrtare për integrimin në BE.

 “Jo vetëm se nuk kërkuam asnjë kompensim, aq më pak ekonomike, por nuk duam asgjë. Kjo nuk është një marrëveshje tregtare, por një marrëveshje vëllazërie dhe afërsie.

Kjo marrëveshje nuk është një vendim i marrë së fundmi, pasi ka kohë në tryezë. Themelet e kësaj marrëveshje konfirmon kryeministri, janë hedhur gjatë vizitës së fundit të kryeministres Meloni në jug të Shqipërisë.

Marrëveshja me Italinë thotë kryeministri Rama nuk ka një kufizim kohor, por vetëm numerik. Sipas tij, nuk mund të presim më shume se 3 mijë emigrantë në muaj.

 “Le të themi se kishte qenë në gatishmëri për disa kohë. Duke folur për këtë me kryeministrin Meloni, doli se Italia mund të ketë nevojë për mbështetje logjistike për t’u marrë më mirë me zbarkimet. Ne u vumë në dispozicion. Sepse jemi në borxhe dhe sa herë që mundemi mundohemi ta shlyejmë.”

Gazetari i “Corriere della Sera”, që intervistoi kryeministrin Rama foli për situatën në të cilën ndodhet Italia në raport me numrin e lartë të refugjatëve që synojnë Europën.

“Do të jenë 3 mijë persona fillimisht dhe numri 36 mijë është sepse mendohet se do brenda vitit do bëhet aq. Pra 3 mijë persona në muaj. Nuk diskutohet që nëse koha për të procesuar kërkesat e strehimit politik, nëse shkon më shumë se një muaj, nuk do të shtohen persona të tjera” 

Sipas Berberit, 1 muaj mund të mos jetë e mjaftueshme për refugjatët për të mbaruar procedurat e azilkërkimit. Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë do të shkojë për miratim në parlament.

 

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *