Tjetër sukses për Dua Lipën, bëhet pjesë e Grammy Museum krah artistëve të njohur
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, është bërë pjesë e fushatës së Grammy Museum për Edukimin muzikor. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale vetë ajo, duke u shprehur shumë krenare. “Jam krenar që jam pjesë e Fushatës së GRAMMY Museum për Edukimin muzikor në punën e tyre për demokratizimin dhe zgjerimin e programeve të tyre në arsim dhe komunitet. […]