Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/12/2022
Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e vizitorëve të huaj në Shqipëri gjatë periudhës janar-tetor. Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021, Rama shkruan në rrjetin social Facebook se gjatë 2022 ka patur një rritje me 31.2% vizitorë të huaj në vendin tonë. Kreu i qeverisë e konsideron 2022 një vit të mbarë për turizmin, ndërsa bën me dije se 6.793.892 turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë brenda 9 muajve.
“2022 një vit i mbarë për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, ndërsa shënoi edhe flukse të reja turistike që iu shtuan mysafirëve që ne si vend mikpresim çdo vit. Rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 97,1% më shumë vizitorë nga Britania; Rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; Më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia; Dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave”, shkruan Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)