play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

17-vjeçari, piloti më i ri që ka fluturuar i vetëm nëpër botë

today26/08/2022

Background
share close

Një adoleshent është bërë personi më i ri që fluturon i vetëm nëpër botë me një avion të vogël.

Mack Rutherford, 17 vjeç, zbarkoi në Sofje në Bullgari, pas një udhëtimi 5mujor në 52 vende, shkruan BBC.

Gjatë rrugës, Mack, i cili ka lindur nga prindër britanikë, por është rritur në Belgjikë, hasi në stuhi rëre në Sudan dhe e kaloi natën në një ishull të pabanuar të Paqësorit.

Motra e tij e madhe Zara është gruaja më e re që fluturon e vetme nëpër botë.

Ajo përfundoi udhëtimin e saj në janar të këtij viti dhe zbuloi se “i kishte dhënë atij këshilla për itinerarin”, ndërsa udhëtoi për në Sofje për të përshëndetur Mack ndërsa ai kthehej në pikën fillestare të udhëtimit të tij.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit për fluturimin solo ishte piloti britanik Travis Ludlow, i cili ishte 18 vjeç e 150 ditë kur përfundoi udhëtimin e tij vitin e kaluar.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *