play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Uncategorized

15 shprehjet më romantike të filmave të të gjitha kohërave

today15/06/2022

Background
share close

Është e vështirë t’i afrohesh një gruaje në një bar, në rrugë, ose në një vend tjetër të mbushur plot me njerëz dhe të përpiqesh ta joshësh atë me tipiken ”ç’kemi”. Sepse kjo është pikërisht edhe arsyeja pse ne kemi filma. Që nga fillimi, personazhet na kanë treguar rrugën për në zemrën e dikujt nëpërmjet një loje fjalësh tejet të zgjuar. Që nga dedikimet romantike të dashurisë e deri te thirrjet thjesht dhe vetëm për kënaqesitë trupore, këta personazhe na kanë ndihmuar mjaft për ta përmbushur me sukses këtë rol të rëndësishëm, ose, të paktën, sa për të thyer akullin mjaftueshëm për një ftesë më vonë për një pije, në një bar. Jo se ju duhet të përpiqeni për të memorizuar gjitha këto rreshta. Por këtu kemi mbledhur shprehjet më tipike të përdorura në filma ndër vite për t’ju dhënë një ide dhe spunto në emër të seksit dhe dashurisë. Me shpresën se do t’ju vlejnë dhe do t’ju ndihmojnë nga sot e në vazhdim, ju urojmë, lexim të këndshëm në vijim.

1. “Je e dëshpëruar për puthje. Ja se çfarë nuk shkon me ty. Ti duhet të puthesh shpesh dhe nga dikush që di se si.” Clark Gable, Gone with the Wind (1939)

2. “Mok ki merak, nuk kafshoj, përveçse kur duhet!” Audrey Hepburn, Charade (1963)

3. “Do të martohesh me mua? A të la ai ndonjë lekë? Pergjigjju pyetjes së parë në fillim.” Groucho Marx, Duck Soup (1933)

4. “E ke parasysh kur thonë ne përdorim vetëm 10% të trurit tonë? Unë mendoj se ne përdorim vetëm 10% të zemrës sonë” Owen Wilson, Wedding Crashers (2005)

5. “Ti më bën të dua të jem një njeri më i mirë.” Jack Nicholson, As Good As It Gets (1997)

6. “Edhe unë dëgjoj zëra, zëra që më thonë: Po nuk e puthe tani, je një trap.” Jimmy Stewart, You Can’t Take It With You (1938)

7. “Të dua. Të gjithën. Përgjithmonë. Çdo ditë. Unë dhe ti.” Ryan Gosling, The Notebook (2004)

8. “Unë mund të jem një hajdut zemër, por ti je ajo që më vodhe zemrën.” Brad Pitt, Thelma and Louise (1991)

9. “Më ço në shtrat ose më humb përgjithmonë.” Meg Ryan, Top Gun (1986)

10. “Çfarë po kërkon një vajzë e mirë si ty në një vend si ky?” Sean Connery, You Only Live Twice (1967)

11. “Nuk qenke dhe aq i zgjuar, më pëlqen kjo te meshkujt.” Kathleen Turner, Body Heat (1981)

12. “Kam kaluar oqeane kohe për të të gjetur ty.” Kathleen Turner, Body Heat (1981)

13. “Je gjithçka që kurrë nuk dija se gjithmonë kam dashur.” Matthew Perry, Fools Rush In (1997)

14. “E di? Është e rrezikshme të rrish këtu me gjithë këto gjëra të ngrira përreth sepse ti mund t’i shkrish të gjitha.” Steve Martin, My Blue Heaven (1990)

15. “Sytë e tu janë të mrekullueshëm, e dije këtë? Mos i mbyll kurrë, as në gjumë.” Oliver Martinez, Unfaithful (2002)

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *