Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një sapun kundër kancerit të lëkurës! Një risi mbresëlënse që u prezantua së fundmi në “Young Scientist Challenge”. 14-vjeçari Heman Bekele krijoi një sapun me përbërës kundër melanomas, gjë për të cilën u nderua me çmimin e parë dhe 25 mijë dollarë.
Bekele ka lindur në Etiopi dhe ka emigruar në SHBA bashkë me familjen kur ishte 4 vjeç. Që i vogël ai ishte i dhënë pas shkencës, madje në shkollën fillore i kushtonte një orë çdo të Premte, duke i zhvilluar më tepër idetë e tij.
“Krijoja programe lojërash, më pëlqente shumë”, shprehet ai. Por si e krijoi sapunin?
“I kam studiuar shumë mirë kimikatet dhe jam përpjekur mos t’i përdor. E veçanta e këtij sapuni është se nëse hidhet në treg, do ketë një çmim tejet të përballueshëm”, shtoi ai.
Bekele shton se sapuni kurativ i lindi si ide kur dëgjonte për problemet e shumta që kishin njerëzit gjatë verës me rrezet e diellit, apo rastet kur diagnostikoheshin me kancer lëkure vetëm si pasojë e ekspozimit ndaj solucioneve të gabuara.
Heman ka siguruar tashmë një ‘patentë’ për sapunin e tij, i cili tani është në pritje të miratimit të FDA, në mënyrë që, nëse gjithçka shkon mirë, mund të dalë në treg në vitin 2025.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)