Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Çdo mëngjes, 104-vjeçarja Vivian Levy merr një taksi dhe shkon për një seancë 45-minutëshe noti.
Ajo ushtrohet duke përdorur shpinën dhe noton bashkë me një grup të vogël bashkëmoshatarësh.
Kur e pyetën sesi qëndron e motivuar për t’u ushtruar edhe në ditët që nuk i pëlqen, Vivian u përgjigj se ky koncept nuk ekziston në mendjen e saj. “Ngrihem çdo ditë dhe shkoj të notoj. Kam bërë stërvitje gjatë gjithë jetës sime,” thotë Vivian për Today.
E lindur në vitin 1919, Vivian ka notuar që kur ishte 6 vjeç. “Është një ushtrim i mirë dhe unë thjesht e shijoj atë. Më pëlqen uji,” thotë ajo.
Vazhdo të lëvizësh
Përveç notit gjatë gjithë jetës së saj, Vivian-it i ka pëlqyer ecja, biçikleta dhe shëtitja, sigurisht kur ishte në një moshë më të re. Ajo gjithashtu luante tenis dhe volejboll.
“Ushtrimet më bëjnë të lumtur dhe janë të mira për trupin tim. Gjithashtu, unë takoj dhe njihem me njerëz të rinj përmes stërvitjes. Aty ku shkoj për të notuar, kam bërë miq,” thotë ajo.
Mos lejoni që problemet shëndetësore t’ju pengojnë
Vivian ka një stimulues kardiak dhe tre stenta dhe ajo shkon tek mjeku i zemrës çdo tre muaj. Por, noti vazhdon të jetë një ushtrim ideal për të sepse është i lehtë për nyjet, stërvit zemrën në mënyrë të shëndetshme dhe e lejon atë të vazhdojë të lëvizë.
Bëhu njeri social
Mësuesja në pension thotë se ka qenë gjithmonë aktive fizikisht, shoqërisht dhe politikisht. “Jini të interesuar për gjërat që ndodhin rreth jush,” këshillon ajo. Kur Vivian mbushi 104 vjeç në korrik, ajo mori pjesë në tri ditëlindje: një në palestrën e saj, një në qendrën e të moshuarve dhe një me familjen.
Hani mirë, por edhe kënaquni
Vivian thotë se ajo u rrit me ushqime të shëndetshme që gatuante nëna e saj, duke përfshirë supë pule, mish dhe perime. “Kemi pasur tre vakte të mira në ditë,” kujton ajo. “Ne nuk kishim proshutë, salsiçe apo diçka të tillë”.
Stërvitni trurin
Vivian bënte rregullisht fjalëkryqe, një zakon që ajo e mori gjatë mësimdhënies. Tani, ajo lexon libra në Kindle.
Shijojeni punën dhe familjen
100-vjeçarja studioi në “Brooklyn College” dhe i pëlqente veçanërisht kimia. Punoi si mësuese në një shkollë publike për 26 vjet. “Më pëlqente shumë puna. Nuk doja të dilja në pension, vetëm burri im doli,” kujton ajo.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)