Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today03/02/2022
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, ka ndarë një video në facebook ku prezanton logon e re që do të përdoret përgjatë gjithë vitit që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
“Ky vit shënon një gru kilometrik të vecantë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Dhe përgjatë gjithë vitit 2022, Ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që Shtetet e Bashkuara dhe Shqiprëia do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm.
Shpresojmë të jeni dakord se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve. Ajo që personalisht më pëlqen është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë.
Ndërsa festojmë njëqind vjet së bashku, ne festojmë se sa shumë kemi ecur së bashku dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë.
Ndërsa ecim përpara, uroj që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë krah për krah. Gëzuar! Edhe njëqind!” thuhet nw mesazhin e ambasadores amerikane.”- shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)