play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

100-vjetori i marrëdhënieve me SHBA-në, Kim: Mbështesim Ballkanin e hapur

today22/09/2022

Background
share close

U.S. Ambassador Yuri Kim: three priorities in Albania – Tirana Times

Në konferencën e 100 vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ambasadorja yuri kim deklaroi mbështetjen për nismën e ballkanit të hapur, ku pjesë e saj të jenë të 6 vendet. Diplomatja amerikane i konisderoi të vecanta marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin nismën e ballkanit të hapur. Kështu u shpreh ambasadorja yuri kim në konferencën mes shqipërisë dhe shba-së në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies mes dy vendeve.

“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara është shumë i qartë. Dhe nuk duhet të jetë as surprizë dhe as kontrovers për njerëzit. Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes vetit. Dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshirë edhe Ballkanin e Hapur në mënyrë që të jenë konseguente dhe që të kontribuojnë për procesin e integrimit që udhëhiqet nga BE-ja dhe që janë gjithashtu të hapur për të 6 vendet E Ballkanit”, u shpreh Kim.

Duke u ndalur tek marrëdheniet mes dy vendeve, diplomatja amerikane i konsideroi të vecanta, për të cilat tha se duhet të ruhen si thesar.

“Pavarësisht se cfarë debatesh apo mosmarrëvedshjes mund të kemi të cilat ndajnë vendin. Ka një gjë e cila bashkon cdo shqiptarë, nga veriu në jug, nga e majta në të djathtë dhe kjo është që marrëdhënia mes shba dhe shqipërisë është dicka e vecantë, që duhet ruajtur si thesar dhe duhet të rritet”, tha ambasadorja.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën në vitin 1991, pas 52 vitesh ndërprerje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *