Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/08/2022
Një vajzë transgjinore e quajtur Noella është bërë modelja trans më e vogël në moshë që ka sfiluar në pasarelë në Javën e Modës në New York. Noella bëri daljen e saj në sfilatën për Mel Atkinson, i cili është stilisti i kompanisë Trans Clothing.
“Ndihem mirë që tashmë po i frymëzoj fëmijët trans të jenë vetvetja”, tha 10-vjeçarja.
Prindërit e Noella-s thanë se janë jashtëzakonisht krenarë për vajzën e tyre, e cila po frymëzon të tjerët.
“Noella me të vërtetë nuk nervozohet ose trembet nga asgjë. Ajo është një profesioniste e vogël! Ajo ishte shumë e emocionuar për të zbritur në pasarelë, e emocionuar për të parë të gjithë njerëzit dhe kamerat. Ajo di saktësisht se si të punojë në një turmë. Ne jemi shumë krenarë për Noellan që është fëmija i parë trans në Javën e Modës në New York, ne jemi të mahnitur me besimin dhe vendosmërinë e saj”, tha nëna e vajzës.
Noella u përshkrua si një vogëlushe që refuzonte të vishte rrobat që prindërit e saj u përpoqën t’i vishnin. Por gjithçka ndryshoi për të kur Noella hyri në terapi në moshën 4-vjeçare dhe tha se ishte vajzë.
Prindërit e Noella mendojnë se ajo është shumë e vogël për të filluar tranzicionin mjekësor, por po e mbështesin atë në tranzicionin social dhe ndërkohë po eksplorojnë identitetin e saj. Nëna e 10-vjeçares tha se Noella ishte shumë e pakënaqur duke u perceptuar si djalë. Ajo tregon se Noelle nuk pranonte të vishte rroba djemsh dhe urrente çdo gjë mashkullore.
Në moshën 7-vjeçare, Noella filloi të modelonte në pasarela dhe ajo ndryshoi ligjërisht emrin e saj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)