play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Zbulohet tuneli nëntokësor në tempullin egjiptian, arkeologët besojnë se mund të çojnë në varrin e Kleopatrës

today14/11/2022

Background
share close

Një tunel 1,305 metra i gjatë dhe i vendosur 13 metra nën tokë është zbuluar në Tempullin e Osiris në qytetin e rrënuar të Taposiris Magna, në bregun verior të Egjiptit, ku lumi Nil takohet me Mesdheun. Njoftimi u dha nga Ministria egjiptiane për Turizmin dhe Antikitetit, ku tuneli u zbulua nga Kathleen Martinez, një arkeologe në Universitetin e Santo Domingos dhe ekipi i saj.

Ekspertët e dizajnit arkitektonik e quajtën një “mrekulli inxhinierike”, ndërsa argeologët mendojnë se ai tunel mund të çojë në varrin e Kleopatrës.

Martinez ka qenë duke kërkuar për varrin e humbur të Kleopatrës për gati 20 vjet.  Së fundmi ajo u vendos të kërkonte në tempullin Tempullin e Osiris, pasi sipas saj Kleopatra konsiderohej në kohën e saj si “mishërimi njerëzor i perëndeshës Isis”, pasi Antoni konsiderohej të ishte ai i perëndisë Orisis, burri i Isis.

Martinez beson se Kleopatra mund të ketë zgjedhur ta varros bashkëshortin e saj në tempull për të pasqyruar këtë mit. Nga të gjithë 20 tempujt përreth Aleksandrisë që ajo ka studiuar, Martinez tha, “asnjë vend, strukturë apo tempull tjetër nuk kombinon kaq shumë kushte sa tempulli i Taposiris Magna”.

Gërmimet zbuluan një qendër të madhe fetare me tre faltore, një liqen të shenjtë, më shumë se 1,500 objekte, buste, statuja, copa ari, një koleksion të madh monedhash që portretizojnë Aleksandrin e Madh, Mbretëreshën Kleopatra dhe Ptolemenjtë.

“Zbulimi më interesant është kompleksi i tuneleve që të çojnë në Detin Mesdhe dhe strukturave të fundosura”, tha Martinëz.

Eksplorimi i këtyre strukturave nënujore do të jetë faza tjetër e kërkimit për varrin e humbur të mbretëreshës egjiptiane.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve, vija bregdetare egjiptiane është goditur nga tërmetet gjatë shekujve, duke bërë që pjesë të Taposiris Magna të shemben dhe të fundosen nën dallgë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *