play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Zbulohet tema e Met Gala 2023

today30/09/2022

Background
share close

Vogue zbuloi sot se tema e Met Gala 2023 do të jetë një homazh për të ndjerin Karl Lagerfeld gati katër vjet pas vdekjes së tij në moshën 85-vjeçare, si pasojë e kancerit të pankreasit.

Ekspozita, e quajtur “Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë”, do të eksplorojë karrierën e stilistit të shquar, e cila u shtri nga viti 1954 deri në vitin 2019 në shumë marka të modës së lartë, duke përfshirë Balmain, Chloé, Fendi, Chanel dhe linjën e tij Karl Lagerfeld.

Lagerfeld ishte pjesëmarrës në Met Gala ndër vite, pasi ai ishte mik i ngushtë me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour, dhe një nga emrat më të lavdëruar të industrisë.

Chanel do të shërbejë si “krye-sponsor” i ekspozitës, ndërsa mbështetje e madhe do të jepet nga markat e modës Fendi dhe Karl Lagerfeld, si dhe Condé Nast do të japë fonde shtesë, sipas Vogue.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *