play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

VIDEO/ I përmendi të drejtat e njeriut në Katar, Maluma largohet nga intervista dhe i kthehet gazetarit: I paedukatë

today21/11/2022

Background
share close

Këngëtari kolumbian Maluma, i cili së bashku me libanezin Myriam Fares dhe reperen amerikane Nicki Minaj interpretojnë Tukoh Taka, një nga himnet e Kupës së Botës 2022, u largua nga një intervistë të premten pasi një gazetar e pyeti atë për shkeljet e të drejtave të njeriut në Katar.

Maluma u largua nga një intervistë me transmetuesin shtetëror izraelit Kan 11, Moav Vardi, pasi u pyet për artistët që refuzuan të performonin në Kupën e Botës pas kufizimeve të vendosura nga vendi arab për lirinë e fjalës, marrëdhëniet midis njerëzve, si dhe shtypjen e grave, e cila vazhdon të ekzistojë.

“A nuk keni problem me shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë vend?”, e pyeti gazetari ndërsa Maluma iu përgjigj duke thënë se ishte diçka që nuk mund ta zgjidhte. “Është diçka që nuk mund të zgjidh, erdha këtu për të shijuar jetën, për të shijuar futbollin, nuk është diçka që unë dua të përfshihem”, tha Maluma.

Ndërsa gazetari këmbënguli se kjo është diçka që njerëzit mund ta mendojnë, Maluma u largua duke e quajtur atë “të pasjellshëm”.

/abcnews.al

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *