play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Uta Ibrahimi e para femër në Ballkan që prek lartësinë 8,611 metra

today28/07/2023

Background
share close

Alpinistja, Uta Ibrahimi, që tani ka marrë epitetin “heroina jonë e maleve”, tashmë ka ngjitur edhe K2 me lartësi 8,611 m, dhe e ka renditur “Malin e egër” në vendin e 11 në listën e saj të projektit 14/8000.

“Ajo vazhdon të jetë gruaja e parë në Ballkan që ngrit flamujt e dy shteteve, duke shkëlqyer me akoma më shumë krenari. Kjo arritje e madhe është një moment historik ndër të tjera, që i ka dhënë një frymëzim të fuqishëm komunitetit alpinist shqiptar”, thuhet në njoftimin e Fondacionit ‘Utalaya’.

Përkushtimi dhe vendosmëria e Uta Ibrahimi tregojnë se ajo është një udhëheqëse e vërtetë dhe një shembull frymëzues për të gjithë ne që kërkojmë të kalojmë kufijtë dhe të bëjmë ëndrrat tona realitet.

“Uta e pa ndalshme, jo vetëm ndaj sfidave të ngjitjeve në majat më të larta në botë, por ajo po përballët edhe me sfida financiare të cilat po ia vështirësojnë rrugën për të përmbushur projektin e saj shumë të përzemërt, 14/8000. Uta ka nevojë për mbështetjen tonë për të përfunduar misionin e saj. Edhe kontributi më i vogël ka rëndësi, ju mund ta mbështesni”, thuhet në njoftimin e Fondacionit ‘Utalaya’.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%