play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

U kritikua për linjën e saj të koktejve, Jennifer Lopez: Unë pi me përgjegjësi

today05/07/2023

Background
share close

Jennifer Lopez po kritikohet në mënyrë të (pa)drejtë nga rrjeti pas  reklamës së fundit! – Revista Who

Pranverën e kaluar, Jennifer Lopez lançoi linjën e saj të koktejeve, të quajtur “Delola” frymëzuar nga riviera italiane. Megjithatë, ky hap i ri i saj i biznesit nuk mori admirimin që priste. Nga njëra anë, shumë të famshëm si Drake dhe Kendall Jenner kanë krijuar tashmë marka të suksesshme me alkoolin, nga ana tjetër, beteja e Ben Affleck me alkoolizmin krijon reagime për markën e re të Lopez, e cila promovon konsumin e saj.

 

Këngëtarja e njohur në shumë prej intervistave të saj është shprehur se sa e rëndësishme është për të një rutinë e duhur dhe e shëndetshme, duke theksuar se e shmang alkoolin dhe pothuajse nuk pi kurrë. Kështu, një ndër reagimet e para për të dëgjuar pijen e re, e cila mban firmën e Lopez-it, ka qenë sigurisht fakti që ajo vetë po lançon një pije, kur ka theksuar se nuk pi. Dhe mbi të gjitha, bashkëshorti i saj, ka folur vazhdimisht për problemin e tij të varësisë.

Kritikat e ashpra bënë që Jennifer të jepte disa sqarime

“Unë e di që shumë njerëz po më thonë (për mua) ‘ajo as nuk pi sepse ka bërë një linjë kokteji’”, tha Jennifer Lopez në një video në Instagram në të cilën ajo flet për “Delola”. “Të them të drejtën, kjo ishte e vërtetë për shumë vite, nuk kam pirë. Por siç mund ta shihni nga fotot e mia gjatë 10-15 viteve të fundit, herë pas here pi kokteje,” vazhdoi ajo.

 “Unë pi me përgjegjësi”, theksoi Lopez. “Unë nuk pi për të verbëruar. Pi për t’u çlodhur dhe për të kaluar mirë, gjithmonë me përgjegjësi”, shtoi ajo dhe shpjegoi se pasi provoi shumë kokteje dhe nuk gjeti diçka që i pëlqente, krijoi linjën e saj.

Mund të mos e prisnim një lëvizje të tillë biznesi nga Lopez, por ajo duket se po e shijon pijen e saj me përgjegjësi siç tregon dhe po vazhdon detyrat e saj profesionale pak para pushimeve verore

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%