Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/01/2024
Drejtimi i OSBE nga Shkupi vitin e shkuar dhe mandati 2-vjeçar i Tiranës në Këshillin e Sigurimit, sipas ministrit Igli Hasani janë tregues që të dy vendet tona kanë arritur një pjekuri në politikën e jashtme që nuk duhet të anashkalohet.
Në krah të homologut të Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës në Shkup, Hasani thotë se të dy vendet këto mandate i shfrytëzuan për më shumë siguri në rajon dhe fokus më të madh në afrimin në Bashkimin Europian.
“Të dy vendet tona kanë treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm në rrugën drejt BE. Të dy vendet tona kanë arritur rezultate mbreslënëse në reformat modernizuese e europianizuese. Ne sapo kemi përfunduar me sukses procesin e screening dhe jemi në pritje të hedhjes së hapave të mëtejshme në një proces për të cilin të dy vendet tona kanë bërë shumë sakrifica dhe gjatë të cilit jemi përballur me ngërçe e pengesa jo të lehta”.
Bujar Osmani kërkon nga BE më shumë vëmendje dhe prezencë në Ballkanin Perëndimor.
Ministri Hasani vlerësoi dhe rolin e madh që ka patur faktori shqiptar vitet e fundit në politikëbërjen e shtetit fqinj.
Dhe fakti që Talat Xheferi do të drejtojë qeverinë për 100 ditë deri në zgjedhjet e Majit në Maqedoninë e Veriut, sipas Hasanit, është një tregues i progresit të këtij shteti në raport me komunitetin shqiptar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)