Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/01/2022
Ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen pretendoi se Trump i ka thënë dikur se nëse një nga fëmijët e tij duhej të shkonte në burg për biznesin e familjes duhet të sigurohej se ai do të ishte djali i tij, Donald Jr., dhe jo e bija, Ivanka.
Duke folur për MSNBC të shtunën, Cohen tha se Trump ia dha atij udhëzimet kur fëmijët e tij ishin në prag të paditjes nga zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit në vitin 2012.
“Ju kujtohet çështja ku ose Don ose Ivanka ishin në telashe shumë të mëdha si rezultat i gënjeshtrës për numrin e njësive që ishin shitur,” tha Cohen. “Dhe Donaldi ma tha – dua të them që nuk do ta thosha nëse nuk do të më thoshte drejtpërdrejt – ai tha ‘nëse njëri ose tjetri duhet të shkojë në burg, sigurohuni që të jetë Don, sepse Don do të ishte në gjendje për t’u përballur me të.'”
Michael Cohen shërbeu si avokat personal i Trump për më shumë se një dekadë përpara se të vihej në shënjestër si pjesë e një hetimi federal për pagesat e heshtura të bëra për gratë që pretendonin se kishin pasur marrëdhënie me Trump në vitet 2000.
Në vitin 2018, Cohen u deklarua fajtor për disa krime që kreu ndërsa ishte i punësuar nga Trump dhe u dënua me tre vjet burg federal.
Që atëherë, Cohen ka bashkëpunuar me prokurorët në disa hetime për Donald Trump dhe Organizatën Trump.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)