play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Të kthesh avionin në shtëpi!

today29/06/2023

Background
share close

A e kishit menduar të jetoni në një avion? Këtë eksperiencë tashmë ua ofron një grup sipërmarrësish që kanë blerë avionë të vjetër, të dalë jashtë përdorimit për t’i kthyer në shtëpi të vogla, që shiten për 18,000 paund.

Shtëpia-avion ofron hapësira alternative të jetesës dhe është aq e qëndrueshme sa mund të lahet edhe me zorrë uji njëjtë siç bëni me makinën, për ta mbajtur të pastër.

Ideja gjeniale erdhi nga ndërtuesi Kevin Regan, i cili konvertoi me sukses një avion të vjetër në një zyrë në shtëpinë e tij, në vitin 2021.

Fillimisht ishte vetëm një projekt personal, por më pas kunata e tij postoi foto të kabinës në rrjetet sociale dhe u shndërrua në një trend.

Ne me të vërtetë nuk kishim ndërmend ta zhvillonim projektin për të shitur më pas shtëpiza”, tha Regan për CNN.

Por kërkesat vazhduan të vërshonin, kështu që Regan bashkëpunoi me mikun e tij Shane Thorton duke krijuar Aeropod.

Aeroplanët komercialë të ricikluar, janë shndërruar tashmë në zyra dhe shtëpi, ose në dhoma për lavanderi. Ato janë të disponueshme në përmasa të personalizuara, duke filluar nga formati i shtëpisë me një kuzhinë me tre dritare deri në një dhomë gjumi të gjerë me dhjetë dritare.

Regan tha: “Është po aq e mirë sa një shtëpi. Nuk ka nevojë për mirëmbajtje, vetëm për larje njësoj si makina juaj”.

Avioni i parë me të cilin ata punuan ishte Airbus A320 i linjës ajrore IndiGo, i blerë nga aeroporti i Cardiff-it në Uells.

Prej saj, Aeropod thuhet se ka shitur 11 shtëpiza të tjera dhe do të investojë në më shumë se 15,000 avionë që vlerësohet se do të dalin në pension në 20 vitet e ardhshme.

Sipas faqes së internetit të Aeropod, çmimet fillojnë nga 18,000 £ dhe mund të arrijnë deri në 32,000 £ për personalizimet luksoze.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *