Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Trajneri i ekipit kuqezi që nxorri në pah vlerat e kombëtares, Sylvinho është qytetari i ri i Shqipërisë. Ai është pajisur me pasaportë shqiptare. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, tha Ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Nuk ka munguar as përgjigja e Sylvinho-s, teksa nuk ngurroi as të fliste shqip.
“Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”,tha trajneri i Kombëtares.
Sylvinho arriti të dërgonte kombëtaren shqiptare në Europian, pas një paraqitje të mirë në grup, ku kuqezinjtë u renditët të parët, si asnjëherë në historinë e futbollit shqiptar. Po sot ai u nderua edhe me çmimin “Shqiponja e Artë”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)