Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Së shpejti nis stina e verës, më e dëshiruara për shumë njerëz. Për të përmirësuar performancën dhe pamjen fizike në prag të saj, ndër të tjera këshillohet që të ushtroheni shpesh, të bëni një jetë aktive dhe të ndiqni një dietë të shëndetshme. Superushqimet janë një alternativë e mirë për të arritur të gjitha këto synime.
Një prej tyre është tahini, një ushqim me origjinë të lashtë, shumë i shëndetshëm, ushqyes dhe me një mori përfitimesh shëndetësore dhe veti të shëndetshme për zemrën. Përveç kësaj, ajo ka një përmbajtje të lartë të vitaminave B, veçanërisht vitaminës B6 dhe vitaminës B12.
Të gjitha këto vitamina janë thelbësore që sistemi ynë nervor të funksionojë siç duhet, duke përmbushur një detyrë themelore për rigjenerimin e qelizave të indeve. Tahini përdoret në një shumëllojshmëri gatimesh në kuzhinën tradicionale të Lindjes së Mesme, si humus, babaganush, falafel dhe sallata.
Tahini ka shumë veti të rëndësishme, që mund t’i mësoni në fotogalerinë e mëposhtme.
Është i mirë për zemrën falë acideve yndyrore esenciale si acidi oleik.
Duke qenë një burim i mirë i kalciumit, është një alternativë e shkëlqyer ushqyese për të promovuar shëndetin e kockave dhe për të parandaluar osteoporozën
Përbëhet nga yndyrna të pangopura, të cilat janë yndyrna të shëndetshme që mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL (i njohur si “kolesteroli i keq”) dhe ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Është i dobishëm për kujtesën dhe funksionin e trurit për shkak të përmbajtjes së fosforit, duke qenë i dobishëm në rastet e mungesës së përqendrimit ose kujtesës.
Ky superushqim siguron sasi të mëdha fibrash, të cilat ndihmojnë në reduktimin e kapsllëkut
Është perfekt për fëmijët dhe sportistët, pasi do t’u japë energji të vazhdueshme. Megjithatë, njerëzit mbipeshë duhet ta konsumojnë atë në mënyrë shumë të moderuar.
Është një burim i mirë hekuri, pasi përmban afërsisht 2.6 mg hekur për dy lugë gjelle (30 gram tahini). Është një opsion i mirë për njerëzit që ndjekin një dietë vegjetariane ose vegane.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)