Përcaktohen katër ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë
U hodh paraditen e kësaj të premteje në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025. Të pranishëm gjatë hedhjes së shortit ishin drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse dhe përfaqësues të mediave. Në bazë të rregullores, skuadrat u ndanë në dy vazo, ku në vazon e parë u pozicionuan: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu dhe në […]