Shtohet bullizmi në internet/ Katërfishohen në një vit rastet e denoncimeve nga fëmijët
80 të mitur denoncuan pranë autoritetit kombëtar për certifikimin elektronik dhe sigurinë kibernetike se janë rrezikuar nga interneti gjate vitit 2023. Sipas Koordinatorit të AKCESK Igli Tafa ky numër është katërfishuar, krahasuar me vitin 2022. Denoncimet e të miturve janë të ndryshme, ndërsa mbizotëron bullizmi. “Në platformën tonë të raportimeve janë ofruar rreth 80 raste, kryesisht peshën më të madhe e kanë pjesa e bullizimit kibernetik dhe në këto 80 […]