Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këngëtarja e muzikës country, Loretta Lynn ka ndërruar jetë sot në moshën 90 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur familja e këngëtares së ndjerë përmes një postimi në Twitter.
Lynn vdiq në shtëpinë e saj në Hurricane Mills, Tennessee.
“Nëna jonë e çmuar, Loretta Lynn, ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes, më 4 tetor, në gjumë në shtëpi në Hurricane Mills”, thuhet në deklaratë.
Lynn shënoi hite gjatë viteve ’70. Ndër këngët e saj më të njohura janë “Fist City”, “Don’t Come Home a’Drinkin”, “You Ain’t Woman Enough (to Take My Man).
Ajo ishte vetëm 13 vjeç kur në vitin 1948 u martua me 23-vjeçarin Oliver Lynn dhe kur mbushi të 18-at, ajo ishte nënë e katër fëmijëve.
Në vitin 2003, Lynn ishte e nderuar në Qendrën Kennedy për kontributin e saj në kulturën amerikane dhe iu dha një çmim Grammy për arritje jetësore në vitin 2010.
Tre vjet më vonë, Presidenti Barack Obama i dha asaj një Medalje Presidenciale të Lirisë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)