Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/09/2024
Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, duke u ngjitur me 23 vende në renditjen botërore, sipas raportit më të fundit të publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU).
Performanca e Shqipërisë është përmirësuar nga 64.32 në 86.51 pikë, një rritje prej 22.19 pikësh, bazuar në 5 indikacione kryesore ku është bazuar ky raport: masat ligjore, masat teknike, masat organizative, zhvillimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Ku përqendrohen përparimet?
Shqipëria ka marrë pikë maksimale prej 20/20 në masat ligjore, duke treguar një kuadër të fuqishëm ligjor që mbështet sigurinë digjitale. Përmirësime të tjera të rëndësishme janë bërë në masat teknike (18.38) dhe masat organizative (19.47), duke forcuar infrastrukturën digjitale dhe koordinimin institucional për menaxhimin e sigurisë kibernetike.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka luajtur një rol kyç në këtë përparim, duke koordinuar zbatimin e politikave dhe masave të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)