Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/11/2022
Shqipëria do të masë forcat me Italinë në Air Albania këtë të merkurë, ndërsa 3 ditë më pas do të luajë ndaj Armenisë. Para këtyre takimeve miqësore, trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të gazetarëve.
“Ndeshja- Për ne është shumë e rëndësishme, pasi dihen vlerat e kundërshtarit dhe është një test mjaft i mirë për të parë ecurinë e skuadrës. Unë uroj që të bëjmë sërish disa hapa përpara. Më vjen keq që disa lojtarë nuk do të mund t’i kemi, por kemi në dispozicion disa të rinj, që kanë treguar se e meritojnë këtë grumbullim dhe jam i sigurt që do të bëjnë shumë mirë. Përtej rezultati, që nuk është se intereson shumë në sfidën e nesërme, uroj që të bëjmë një paraqitje bindëse dhe shpresoj të kemi në krah edhe episodet.
Skema 3-5-2- Moduli është gjithmonë ky, pasi në planin afatgjatë na ka dhënë më shumë garanci. Më pas mund të ndryshojmë në ndeshje e sipër, duke parë edhe kundërshtarin, por pikërisht me këtë skemë, lojtarët ndihen më të sigurt dhe do të konfirmojmë këtë skemë. Mungojnë emra si Cikalleshi e Balaj, por edhe Gjimshiti, megjithatë ata që do të zbresin në fushë, jam i sigurt që do të japin maksimumin, ndaj unë besoj plotësisht te ata. Unë skemën 3-5-2 e kam aplikuar te Napoli dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë. Tani edhe Conte e Mancini përdorin të njëjtën skemë, duke e cilësuar si risi por dikur më kritikonin. Kam komplimentuar Mancinin për guximin për të ndryshuar dhe për të gjetur ekuilibrat e duhur.
Italia mungon në Katar- Më vjen shumë keq që Italia nuk do të jetë në Botëror për shkak të disa episodeve, pra për shkak të dy penalltive të humbura. Më vjen keq veçanërisht për Mancinin, pasi e ka përjetuar më shumë se të tjerët, por jam i bindur që ai do të udhëheqë skuadrën drejt një reagimi shumë të mirë. Ka shumë të rinj interesantë, që trajneri po i grumbullon dhe do të ketë mundësinë jo vetëm t’i shohë, por edhe t’i përfshijë në skuadër për të ardhmen.
Asllani dhe Bajramin në skemën 3-5-2-Sigurisht dhe e kanë bërë këtë në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit. Ata mund të bashkëjetojnë shumë mirë nga minuta e parë, por janë dy lojtarë të ndryshëm dhe kanë nevojë për të pasur garanci, apo mbështetje nga pas e nga krahët. Bajrami është më shumë fantazist, që shikon nga sulmi, ndërsa Asllani është tipi mesfushor qendre, ndaj jam i bindur që me mbështetjen e duhur, mund të bashkëpunojnë shumë mirë” – Tha ai.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)