play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Shqipëria mban zgjedhjet e reja vendore më 14 maj 2023

today24/10/2022

Background
share close

Zgjedhjet 2021

Në Shqipëri presidenti Bajram Begaj dekretoi sot 14 majin si datën kur do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor. Pak javë më parë ai zhvilloi për këtë çështje, konsultime me përfaqësuesit e forcave kryesore politike në vend.

Në njoftimin e shpërndarë nga presidenca, Kreu i shtetit e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si “shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare” duke theksuar se “është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare”.

Ndërsa nxit forcat politike që “të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë”, presidenti Begaj ka dhe një thirrje për votuesit që “të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë”.

Që prej muajit shkurt të këtij viti, parlamenti ka ngritur një Komision të posaçëm për Reformën zgjedhore. Por në 6 muajt e parë të punës, ai zhvilloi vetëm një mbledhje, dhe në shtator kërkoi një shtyrje të afatit dhe me 6 muaj të tjerë. Presidenti Begaj tha sot se “Komisioni i Reformës zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it”.

 

Zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, pritet të rikthejnë një përfaqësim shumëngjyrësh politik në institucionet e qeverisjes lokale, pas zgjedhjeve të zhvilluara në vitin 2019 të cilat u bojkotuan nga opozita e djathtë, duke i lënë fushë të lirë socialistëve, të cilët morën kontrollin e thuajse gjithë bashkive të vendit dhe këshillave bashkiakë. Opozita aktualisht përfaqësohet vetëm në Shkodër, ku kandidati demokrat fitoi në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara në mars të këtij viti.

Duke njoftuar datën e zgjedhjeve, presidenti Begaj, vlerëson “nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *