Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, do të realizojnë procedurën e blerjes së një pasurie të paluajtshme në Bruksel
Kjo pronë do të shërbejë si seli e Misionit shqiptar pranë BE, ndërsa si fond limit është vendosur jo më shumë se 240.000.000 (dyqind e dyzet milionë) lekë.
“Kreu i Misionit fillimisht identifikon pasuritë e paluajtshme, të llojit ndërtesë dhe truall, të cilat kanë hapësirën e nevojshme për ushtrimin funksional dhe në perspektivë të aktivitetit diplomatik e konsullor, një vendndodhje dhe distancë të përshtatshme nga institucionet qendrore të Bashkimit Evropian dhe garantojnë sigurinë fizike, kanë status të lirë nga çdo ngarkesë apo barrë hipotekore, si dhe nuk kanë kufizime juridike me natyrë përmbarimore dhe gjyqësore dhe propozon jo më pak se 3 (tri) oferta pranë Komisionit.”, thuhet në vendim.
Për vlerësimin e ofertave ngrihet një Komision i Posaçëm, i kryesuar nga zëvendësministri përgjegjës për punët e jashtme. Ky komisioni do të shqyrtojë ofertat e paraqitura për blerjen pasurisë së paluajtshme, të propozuara, duke vlerësuar plotësimin e kushteve të përgjithshme, të këtij vendimi, si dhe kostot financiare të ofertave të propozuara.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)