Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Tapeti i kuq i ceremonisë “Grammy 2025” ishte plot me momente të paharrueshme mode.
Megjithatë, duke marrë parasysh se në ceremoninë e këtij viti u nderuan viktimat dhe ata që ndihmuan gjatë zjarreve të fundit në Los Angeles, shumë të ftuar zgjodhën të mbanin veshje më të thjeshta.
Me ngjyrë të zezë, një trend i njohur në ngjarje të tilla, ishin veshur shumë të ftuar, duke përfshirë këngëtaren Miley Cyrus me një fustan nga brendi “Saint Laurent” dhe artisten Olivia Rodrigo, që kishte një fustan me litarë nga brendi “Versace”.
Këngëtarja Lady Gaga u paraqit në tepih të kuq me një fustan të gjatë nga brendi “Vivienne Westwood”.
Disa të tjerë e trajtuan ngjarjen me një qasje më të lehtë, si artisti J Balvin me një xhaketë të mëndafshtë nga marka “Dior” dhe këngëtarja Billie Eilish që i shtoi një kapelë kostumit të saj “Prada”.
Written by: Elsa Ymeri
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)