Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska është shkarkuar nga detyra me 204 vota pro pas mbledhjes të Asambleja së Jashtëzakonshme e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë
Nga 386 anëtarë të asamblesë, ishin 248 vota, ku 204 fletë votimi ishin të vlefshme, kurse të pavlefshme ishin 44. Asnjë votë nuk ishte kundër shkarkimit dhe asnjë nuk abstenoi.
Treska u zgjodh si presidente e parë e Urdhrit të Psikologut në 2017 nga Asambleja Themeluese. Ajo u rizgjodh në 2021 për një mandat tjetër 4-vjeçar.
Presidentja e Urdhrit të Psikologut Valbona Treska u kundërpërgjigj duke thënë: “Qëndrimi i zotit Nika është mashtrim, tjetërsim i vullnetit dhe besimit të psikologëve. Kërkesa e ardhur sot nga një grup psikologësh ka në thelb uljen e tarifave. Nesër do të ketë një kallëzim në prokurori, lidhur me këtë deklaratë të pavërtetë dhe mënyrën e mbledhjes së firmave të këtij grupi psikologësh”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)