Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pak para se kryesocialsiti Edi Rama të mbledhë Asamblenë Kombëtarë është konfirmuar ndryshimi i parë në kabinetin qeveritar. Mësohet se është larguar nga detyra ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Lajmi u bë me dije pas mbledhjes së qeverisë, ndërsa ende nuk ka asnjë detaj për largimin e saj nga detyra.
Në mbledhjen e Asamblesë, kryetari i selisë rozë Edi Rama, pritet të kërkojë riorganizimin strukturor të partisë, ku nuk përjashtohen lëvizje emra të rinj në postet e saj. Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse. Gjithsesi asambleja mblidhet në një situatë delikate brenda kampit rozë. Socialistë me emër, kryetarë bashkish janë arrestuar, dhe së fundi prej disa ditësh SPAK ka urdhëruar arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)