play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Shkarkohet drejtori i Policisë Gledis Nano, detyrën do e ushtrojë përkohësisht Tonin Vocaj

today31/08/2022

Background
share close

Gledis Nano nuk do të jetë me drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ish-kreu i Antiterrorit që u emërua me bujë një vit më parë, është shkarkuar sot nga detyra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur se për shkak se ai nuk kishte përmbushur objektivat e vendosura, Gledis Nano është shkarkuar nga posti dhe në vend të tij detyrën përkohësisht do ta ushtrojë nëndrejtori Tonin Vocaj.

Më 28 korrik të këtij viti, me urdhër të ministrit të Brendshëm Tonin Vocaj është shkarkuar nga detyra si kreu i Policisë Kriminale dhe është emëruar nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, shkruan newsbomb.al.

“Sot, Qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mospërmbushje të objektivave që kishim vënë në lidhje me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon reagim më të fortë dhe menaxh8im më efikas të Policisë së Shtetit.

Për momentin, detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe shumë shpejt do ju lajmërojmë edhe për edhe për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit”, u shpreh sot Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *