Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Maratona e Tiranës 2022 vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të. Këtë vit do të jetë rreth 2500 vrapues nga vende të ndryshme të botës.
Gara do të mbahet më datë 23 tetor dhe do të ketë 4 kategori: Marathon (42.195 km) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa konkurruese.
Nuk do të mungojë as gara Fun Run, e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 22 tetor 2022, me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.
Itineraret e rinj të çertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim.
Route map for 42 KM by Aleksander Papajani on plotaroute.com
Edicioni i 6-të i këtij aktiviteti, i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar.
Përveçse një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)