play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Reshjet e dendura në veri ‘shpërthejnë’ hidrocentralet e vendit

today18/01/2023

Background
share close

Prej 24 orësh tre hidrocentralet më të mëdhenj të vendit, që gjenden në Kaskadën e Drinit, kanë hapur portat e shkarkimit për shkak të reshjeve të shumta që kanë përfshirë gjithë zonën veriore të Shqipërisë.

Ndërkohë, tre hidrocentralet e kaskadës, ai i Fierzës, Komanit dhe Vau Dejës, po punojnë me kapacitet maksimal, duke shkarkuar edhe ato sasi të mëdha uji.Sipas Institutit të Gjeoshkencës, gjatë 24 orëve të fundit, në basenin e Komanit dhe Vaut të Dejës kanë rënë mesatarisht 65 milimetra shi, ndërsa në atë të Fierzës rreth 30 milimetra.

Kjo ka ndikuar në rritjen e shpejtë të nivelit në basenet e këtyre hidrocentraleve. Gjithashtu, në zonën e Alpeve; në Theth dhe Valbonë, sasia e reshjeve ka arritur pikën kritike me mbi 120 milimetër shi.

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës, më i madhi në Shqipëri, është në kuotën e rreth 289 metrave, vetëm 7 metër nga kuota maksimale, ndërsa në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit ka arritur në 166 metra dhe në Vau Dejës në mbi 72 metër.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%