play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Realizohen me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive në spitalin Memorial të Fierit, Rama: Kanë përfituar 80 qytetarë

today27/09/2024

Background
share close

Në spitalin Memorial të Fierit janë realizuar me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale.

Lajmi është konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se rreth 80 qytetarë kanë përfituar nga kjo procedurë e avancuar.

Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se implementimi i autonomisë menaxheriale ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe po garanton ofrimin e një shërbimi cilësor, nga kapacitetet më të mira profesionale dhe teknologjia e avancuar mjekësore

“Në spitalin Memorial të Fierit, falë bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar, përfshirë dr. Mesut Karatas, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria dhe dr. Renard Plaku, si dhe teknikëve profesionistë, janë realizuar me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale.

Rreth 80 qytetarë kanë përfituar nga kjo procedurë e avancuar.

Implementimi i autonomisë menaxheriale ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe po garanton ofrimin e një shërbimi cilësor, nga kapacitetet më të mira profesionale dhe teknologjia e avancuar mjekësore”, shkruan Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *