Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dy raketa goditën një fermë në fshatin Przevodóv të Polonisë pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona.
Lajmi u bë i ditur nga mediat polake të cilat publikuan edhe pamje të vendit ku ranë raketat, ndërsa në vendngjarje mbërritën ambulancat dhe forca të shumta zjarrfikëse.
Menjëherë Kryeministri polak Mateusz Moraviecki thirri një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas nenit 5 të NATO-s.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj Polonisë.
“Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive. Ne duhet të veprojmë”, shkroi Zelenski në rrjetet sociale.
Por Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi që raketat e saj kaluan në Poloni, duke i quajtur raportimet një “provokim të qëllimshëm”.
Ndaj këtyre zhvillimeve reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se aleanca ishte duke monitoruar situatën dhe se po punohej për vërtetimin fakteve.
Nëse konfirmohet kjo tregon se lufta në Ukrainë përhapet tani edhe në territorin e NATO-s.
Ngjarja ndodhi teksa Rusia lëshoi ditën e sotme një breshëri raketash mbi Ukrainë, pas tërheqjes poshtëruese nga Khersoni dhe tani edhe nga bregu jugor i lumit Dnipro.
Një zëdhënës i Forcave Ajrore të Ukrainës tha se Rusia kishte lëshuar rreth 100 raketa dhe drone në Ukrainë, rreth 20 prej të cilave arritën objektivat të tjerat u rrëzuan.
Në kryeqytetin Kiev raketat goditën një bllok apartamentesh 5-katësh, ndërsa shpërthime të tjera u raportuan nga Lviv dhe Zhytomyr në perëndim.
Situata në Ukrainë ishte në qendër të vëmendjes edhe të samitit të G20 që ka nisur punimet në Bali të Indonezisë.
Mediat ndërkombëtare raportuan se shumica e liderëve pjesëmarrës kanë gati një rezolutë që dënon fuqishëm luftën ruse dhe që i bën thirrje Moskës të tërheqë trupat, që synohet të hidhet për miratim.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)