play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Progres-raporti, Rama: Dokumenti më i mirë deri tani

today31/10/2024

Background
share close

Në vlerësimin që Kryeministri Rama i bën progres-raportit të këtij viti që ju dorëzua zyrtarisht nga ambasadori i delegacionit europian këtë të enjte, ai është dokumenti më i mirë që ka marrë vendi në gjithë këto vite që aspiron për t’u anëtarësuar në BE.

Edi Rama: Më vjen shumë mirë që ne sot marrim një raport shumë pozitiv, raporti më pozitiv i të gjithë këtyre viteve. Raporti është real dhe i balancuar dhe siç njeh të gjitha përpjekjet e progresin e bërë, shënjon me përpikmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej.

Silvio Gonzato: Korrupsioni vazhdon të shihet si një shqetësim serioz. Raporti vëren disi progres në luftën kundër korrupsionit dhe kjo ndodh për shkak të punës së shkëlqyer të bërë nga SPAK i cili ka vazhduar të prodhojë rezultate konkrete përfshirë edhe për çështje që përfshinë politikanë dhe zyrtarë të nivelit të lartë. Shqetësimet mbeten sa i përket orvatjeve për ndërhyrje dhe trysni politike në sistemin gjyqësor.

Edi Rama: Me shumë të drejtë në këndvështrimin tim Komisioni Europian përmes këtij raporti vlerëson punën e SPAK-ut.

Mes shumë rekomandimeve, ajo që veçohet si në raport, por dhe në konferencën për shtyp është të tejkalohet ngërçi i krijuar në Parlament dhe palët të ulen për të punuar së bashku për reformat.

Silvio Gonzato: Mesazhi kryesor këtu është nevoja urgjente për të rindërtuar një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës politik dhe kjo është thelbësore për sistemin demokratik të Shqipërisë, por gjithashtu dhe për mundësinë për të realizuar reformat e lidhura me BE.

Por kur pyetet për vullnetin e qeverisë për të dialoguar me opozitën, Edi Rama bën të qartë se nuk është pala që ai drejton, ajo që refuzon bashkëpunimin dhe dialogun.

Edi Rama: Problemi është që kur duhet të vallëzosh, duhen dy vetë dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen. Kush është për dialog sot është shumë e thjeshtë, kush është i gatshëm të flasë. Kush nuk është për dialog është shumë e thjeshtë; kush nuk është i gatshëm të flasë dhe nëse nuk ka gatishmëri nga të dyja anët për të folur, nuk ka dialog. Ndjehen të përjashtuar, më vjen shumë keq, është vetë-përjashtim absolut pa asnjë bazë faktike të lidhur me qasjen dhe qëndrimet tona. Është zgjedhja e tyre legjitime, jemi një vend i lirë demokratik, secili bën zgjedhjen e vet dhe edhe zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime, nuk ndalohet dot. Që nga dita e parë dhe deri më sot dhe deri ditën kur të paktën unë do të jem në këtë detyrë, asnjëherë nuk do të jetë problem qeveria dhe shumica për tu ulur në tryezë dhe për të diskutuar, por diskutimet bëhen përmes gjuhës e jo përmes krahëve, këmbëve, gjokseve dhe muskujve. Kjo është shumë e thjeshtë.

Nga ana tij, ambasadori siç e ka përsëritur disa herë, përveç thirrjeve për të mos përdorur dhunën, por dialogun, nuk ka asnjë plan për t’u bërë negociator mes dy palëve që interes kryesor duhet të ketë integrimin që ai thekson se nuk është detyrim dhe as meritë e vetëm njërës palë.

Silvio GonzatoE dua shumë muzikën, por nuk mendoj se jam dirigjent i mirë. Më mirë rri në auditor dhe e dëgjoj muzikën, në këtë rast. duke pare rëndësinë e reformave që duhet të ndërmarrë Shqipëria, kjo është e rëndësishme që opozita të ulet në tryezë. Suksesi i Shqipërisë është pronësi e gjithkujt, nuk është thjesht një prerogativë e shumicës apo e opozitës. Të gjithë duhet të ndjehen autorë, të gjithë duhet të kenë pronësi në të dhe do të vazhdoj ta ndaj këtë mesazh. Ka mënyra për ta shprehur mospajtimin, nuk mendoj se dhuna dhe ndërprerja e mbarëvajtjes së veprimtarisë është mënyrë. Ka mënyra të tjera për t’u angazhuar në një dialog politik, shpresoj që do të gjendet një rrugë për të riangazhuar opozitën. Nga ana ime, mbetem i gatshëm të ndaj çdo lloj informacioni që duan, por siç e thashë më parë, kjo kërkon edhe gatishmëri dhe angazhim nga të dyja palët, jo vetëm nga ana e qeverisë.

Sa i takon ambicies së Shqipërisë për të hapur të gjithë kapitujt e negocimit vitin e ardhshëm dhe përfunduar gjithë këtë proces në 2027, Gonzato tha se nuk ishte një angazhim i pamundur për t’u arritur.

Silvio Gonzato: Në qoftë se hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë grup kapitujt deri në fund të 2025. Kërkon përpjekje te konsiderueshme dhe vullnet të vendosur politik nga ana e Shqipërisë, po kështu kërkon gatishmërinë e shteteve anëtare për të rënë dakord për çeljen e këtyre kapitujve

Edi Rama: Tani po jap një fakt; ne kemi hapur grup-kapitullin e parë dhe të tjerë në rajon janë në negociata prej disa vitesh, por Shqipëria është i vetmi vend i rajonit, përfshirë dhe ata që janë në negociata prej disa vitesh,  që në fushën e prokurimeve publike nuk ka piketa të ndërmjetme deri në anëtarësim. Ne jemi nxënës ambiciozë në këtë proces. Më vjen shumë mirë që nga viti në vit marrim nota të mira, por jemi shumë të vetëdijshëm që për të marrë notën maksimale që është vula e anëtarësimit në Bashkimit Evropian kemi shume akoma për të bërë dhe kemi të meta dhe boshllëqe për të adresuar..

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *