Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në hartimin e progres raportit të KE-së qeveria e Shqipërisë ka vendosur si objektiv të saj mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në 2027! Pavarësisht se Brukseli heziton të vendosë afate kohore ky objektiv mbështetet në këtë vlerësim vjetor.
“Qeveria shqiptare ka paraqitur objektivin e saj për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Komisioni është i gatshëm ta mbështesë këtë objektiv ambicioz. Për këtë qëllim, është thelbësore që autoritetet shqiptare të intensifikojnë më tej ritmin e reformave të orientuara drejt BE-së, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke konsoliduar të kaluarën në zbatimin e ligjit, në luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe promovimin e të drejtave themelore, duke përfshirë lirinë e medias, të drejtat e pronës dhe pakicat.”
“Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat nën grupin themelor, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe procesin e vetingut, përfundimi i të cilit në shkallë të parë është i pashmangshëm, nëpërmjet rezultateve të mira në çështjet antikorrupsion dhe duke rritur kapacitetet e saj në hetimet financiare kundër krimit të organizuar.”
Shqipëria pret që në Dhjetor të hape grup kapitullin për politikën e jashtme. Kjo kërkesë mbështetet nga KE.
“Komisioni Evropian përshëndet hapjen e negociatave mbi grupin themelor në konferencën e dytë ndërqeveritare të mbajtur më 15 Tetor, e cila shënoi një moment kyç në rrugën drejt anëtarësimit. Komisioni gjithashtu mbështet hapjen e negociatave për grupin 6 – Marrëdhëniet me Jashtë deri në fund të vitit nëse trendi pozitiv vazhdon. Angazhimi aktiv i Shqipërisë gjatë mandatit të saj si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së deri në fund të vitit 2023, si dhe të dhënat e saj të përafrimit të plotë me politikën e përbashkët dhe të jashtme të sigurisë së BE-së, dëshmojnë për zgjedhjen e saj strategjike për anëtarësimin në BE dhe rolin e një partneri të besueshëm ndërkombëtar.”
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)