play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Princeshës së Spanjës i del emri për ushtar

today15/03/2023

Background
share close

Princesha Leonor e Spanjës do t’i nështrohet tre vite stërvitjes ushtarake duke filluar nga Gushti. Ka qenë ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, e cila e  dha lajmin në një konferencë për shtyp.

Ashtu si në të gjitha monarkitë, trashëgimtari duhet të ketë një arsim dhe një karrierë ushtarake, gjë që mendoj se është shumë pozitive për Princeshën Leonor. Mund t’ju siguroj se niveli i arsimit ushtarak në Spanjë është shumë i lartë, është një nga akademitë me vlerësimet më të larta, prandaj përgatitja është thelbësore. Kjo jo vetëm që siguron një edukim thjesht ushtarak, por edhe edukim përsa i përket vlerave dhe udhëheqjes.”

Vajza e madhe e Mbretit Filip, do të mbushë në Tetor 18 vjeç. Ajo është e para në radhën e pasardhësve, nëse nuk lind një trashëgimtar mashkull, e ndjekur nga motra e saj Sofia.

“Qeveria e kupton që ky është një lajm i rëndësishëm, ai nxjerr në pah funksionimin normal të institucioneve. Ai gjithashtu thekson atë që është veçanërisht thelbësore për mua, që do të kemi një grua si komandante supreme të forcave të armatosura dhe vitet e fundit kemi bërë një përpjekje shumë të rëndësishme për të përfshirë sa më shumë gratë.”

Princesha Leonor më pas pritet të ndjekë universitetin në Spanjë pasi të përfundojë trajnimin e saj ushtarak dhe të përfundojë masterin  jashtë vendit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%