play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Presidenti dekretoi ligjin për komisionet hetimore, Bardhi: Akt i turpshëm, sot humbi mundësinë të jetë garant i Kushtetutës

today18/01/2024

Background
share close

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e konsideron të turpshëm dekretimin e ligjit për komisionet hetimore nga presidenti Bajram Begaj.

Bardhi u shpreh se roli i Presidentit është të jetë mbi palët, ndërsa shton se shpallja e ligjit sot është bërë në parimin e dakordësisë së kryeministrit Edi Rama.

Bardhi: Nëse lexoni njoftimin e Presidentit do të gjeni parimin që presidenti ka mbi zbatimin e kushtetutës. Shpallja e ligjit sot është bërë në parimin që nëse Rama do të jepte dakordësinë për ta rishikuar, presidenti do gjente argumente kushtetues për ta kthyer ligjin. Ka qenë mazhoranca ajo, që nuk ka patur asnjë reflektim, por në të kundërt ka shtuar masat arrogante ndaj opozitës. Prandaj dhe Begaj pas sjelljes së tij të hënën, unë e kam njoftuar kabinetin e Presidentit, mbi atë që do të bënim në seancë dhe ishte zgjedhja e tij që të keqpërdorej nga Rama. Sot Presidenti humbi mundësinë të jetë mbi palët dhe të jetë garant i kushtetutës. Pra nëse ne bie dakord me mazhorancën presidenti e kthen ligjin për rishqyrtim. Në fakt detyra është ta kthejë kur konstaton problematika dhe vetë presidenti ka konstatuar problematika. Është Akt i turpshëm i presidentit, i cili jo vetëm vendosi të miratojë dhe të shpallë me ligj antikushtetuese, i bëj thirrje të ngrihet në lartësi, i dha fund shansit që i kishim dhënë presidentit që ta përmbushte këtë mision. Nëse do të kishte kompromis do ta kishim mbyllur vetë këtë çështje, roli është për të qenë mbi palët jashtë njërës apo tjetrës palë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *