play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Uncategorized

Pranohet ankesa e Tiranës, rikthehen tifozët para derbit me Partizanin

today25/11/2024

Background
share close

Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka pranuar ankesën e Tiranës, për dënimin e tifozëve dhe stadiumi do të hapet duke nisur nga ndeshja e radhës me Partizanin.

Pas ngjarjeve të ndodhura në Tirana-Vllaznia, klubi bardheblu u dënua që të luajë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit pa tifozë.

Gjithashtu klubi i Tiranës dhe sjellja e tifozëve do të jetë në vëzhgim, në rast të një përsëritje të mundshme deri në fund të sezonit.


VENDIMI:

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e Klubit të Futbollit Tirana,

Vëren se:

Me vendimin nr.13, pika 1 datë 01.11.2024 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë kundrejt KF Tirana, masat disiplinore si më poshtë vijon:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.

Më datë 09.11.2024 KF Tirana, ka paraqitur ankim me objekt:

Rrëzimin e Vendimit13, pika 1 datë 01.11.2024 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, dogjoi përfaqësuesit e Klubit të Futbollit Tirana, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjen në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

VENDOSI:

Lënien në fuqi të masës së dënimit me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit duke vendosur:

Dënimin e Klubit të Futbollit Tirana për zhvillimin e të 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë.

Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 5 (pesë) ndeshjesh.

Pezullimi i dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës KF Tirana kryen një shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme.

Periudha e provës do të jetë deri në përfundim të sezonit futbollistik 2024-2025.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *