Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se udhëtimet e planifikuara këtë të premte nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës nuk do të kryhen, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.
Gjithashtu bëhet me dije se edhe udhëtimi i planifikuar për ditën e nesërme drejt Ankonas, nuk do kryhet pasi moti i keq do të vijojë gjatë gjithë fundjavës.
Në lidhje me udhëtimet gjatë ditëve në vijim Autoriteti Portual informon qytetarët se do të ketë një njoftim të dytë.
NJOFTIMI I AUTORITETIT PORTUAL
Referuar parashikimeve për kushtet e motit në orët në vijim, kompanitë e lundrimeve që operojnë nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas, kanë bërë te ditur se, :
Dy tragetet që kishin planifikuar lundrim mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë atë;
Edhe tragetet që operojnë nga Bari në Durrës nuk do të bëjnë nisje mbrëmjen e sotme;
Po ashtu, trageti i linjës Durrës-Ankona, anulon lundrimin e parashikuar për ditën e sotme;
Anulohet po ashtu edhe nisja e tragetit që ishte parashikuar të lundronte ditën e nesërme (dt. 21.01.2023) nga Ankona në drejtim të Porti të Durrësit
Në bazë të të dhënave nga Kapiteneria e Porti të Durrësit, parashikohet se situata hidrometeorologjike për vendin tonë për datat 20-22 Janar 2023 do të jetë e përkeqësuar duke filluar nga pasditja e sotme, dt. 20.01.2023. Era do të jetë me drejtimin Jug-Perëndim në forcën 7bft deri 8bft dhe me shpejtësi mbi 25m/s , lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra.
Jemi duke monitoruar me përparësi situatën e krijuar për të garantuar mbarëvajtjen dhe përballimin me sukses të situatës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)